Anhack-Themostiam-HACKERS-CREW

Forumi eshte krijuar nga Themostiam.Ne kete forum do te jen aktive te gjitha temat vecanerisht ato te hacking,sepse kjo eshte arsyeja qe forumi eshte krijuar.Ju lutemi rregjistrohuni dhe na ndihmoni edhe juve duke postuar mesime te vlefshme


You are not connected. Please login or register

Interneti!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Interneti! prej Fri Apr 11, 2008 4:24 pm

Si shpikja mė e madhe e njerėzimit pas rrotės e zjarrit, interneti po transformon gjithnjė e me tepėr jetėn e njeriut. Transformim, i cili pėr nga rėndėsia e tij, po kthehet nė njė pėrdorim tė domosdoshėm, qė i ngjan kafesė sė mėngjesit.

Kafe e cila mund tė konsumohet nė tavolinė i vetėm apo me miqtė e tu, por tani falė kėsaj shpikjeje, me tė gjithė botėn. Interneti prej vitesh mundėson komunikim tė shpejtė tė individėve, organizatave,mediave, qofshin vizive apo tė shkruara, duke u kthyer nė enciklopedinė mė tė madhe tė botės moderne.

Fillimet

Fillimet e internetit i pėrkasin viteve 60-tė, si pėrpjekje e ushtrisė amerikane tė lidhte me Rrjet / Network, bazat e saj nėpėr Amerikė. Mė pas filluan universitetet me njėra-tjetrėn dhe mė vonė, universitetet shėrbyen si ISP pėr studentėt dhe profesorėt, kjo me qėllim tė bėhej njė shkėmbim sa mė i madh informacioni. Rreth viteve 70-tė filloi dhe komercializimi i internetit, por mund tė dėrgohej vetėm posta elektronike dhe nė atė kohė ishte njė shėrbim tepėr i kushtueshėm.

Si u krijua interneti

Zanafilla e idesė pėr ndėrtimin e rrjetit, qė pėr ne ėshtė i njohur me emrin "internet", rrjedh nga koha e Luftės sė Ftohtė nė vitet 60-tė. Si iniciatorė tė kėtij rrjeti janė strukturat ushtarake tė ShBA-sė. Qė nė fillim tė viteve “60-tė, ushtarakėt amerikanė mendonin se si ti mbronin informacionet e tyre edhe nė raste tė ndonjė sulmi atomik nga kundėrshtarėt. Si zgjidhje mė e mirė e kėtij problemi shikohej njė rrjetė elektronike. Nė kėtė rrjetė duhej qė tė njėjtat tė dhėna tė regjistroheshin dhe tė shpėrndaheshin nėpėr kompjuterat qė ndodheshin nė distancė. Nė rast tė ndryshimeve tek kėto tė dhėna, duhej qė ndryshimet tė bėheshin nė tė gjithė kompjuterat e lidhur nė atė rrjetė. Secili nga kompjuterat e lidhur duhet tė komunikonte nė disa lidhje me kompjuterat e tjerė. Vetėm nė kėtė mėnyrė ishte e mundshme vazhdimėsia e komunikimit nė rast tė shkatėrrimit tė ndonjėrit nga kompjuterat, ose kėputjes sė ndonjė lidhjeje. Por nė vitin 1964, Forcat Ajrore tė SHBA-sė angazhojnė firmėn RAND Corporation, pėr ndėrtimin e projektit tė quajtur "Rrjeti i decentralizuar".

Kjo firmė nuk u angazhua pėr atė qė ne sot e njohim si paraardhės i internetit. Pėr shkak tė shumė vėshtirėsive, ky projekt nuk u realizua, vetė ideja pėr njė "rrjetė tė decentralizuar", ku mbajtja e tė dhėnave bėhet nė formė paketash, mbeti njė ide nė letėr. Qendra shkencore Advance Research Projects Agency (ARPA), qė nga viti 1958 shėrbente pėr zhvillimin shkencor pėr ushtrinė amerikane, vendosi qė mė 1966-ėn tė ndėrlidhė rrjetin me llogaritėsin ARPA. Me kėtė rast, ideja pėr "rrjetin e decentralizuar" u zhvillua edhe mė tej dhe mori njė formė paksa mė tė kuptueshme. Nė vitin 1969, nė rrjetin ARPA-net ishin tė lidhur katėr llogaritės. Tre vite mė vonė, nė ARPA-net ishin tė lidhur 40 llogaritės. Duhet theksuar se edhe nė kėtė kohė, ARPA-net ishte njė rrjet i mbyllur. Nga ky rrjet i mbyllur, ARPA-net do tė ndėrtohej mė vonė si rrjeti i internetit.

Nė ditėt e sotme

Nė internet mund tė komunikosh me kėdo dhe nga kudo, mund tė lexosh, mund tė kulturohesh (ose tė ēkulturohesh nėse je pa mend), mund tė informohesh, mund tė blesh e tė shesėsh mallra e shėrbime, mund tė paguash faturat e shtėpisė e tė biznesit, tė paguash e tė paguhesh, mund tė botosh, tė dėgjosh muzikė,tė shohėsh koncerte e filma, mund tė bėsh shkollė e trajnime profesionale me korrespondencė, e tė tjera e tė tjera;.. e pa fund gjėra tė pėrditėshme nga jeta e ēdokujt prej nesh.

Zhvillimi mė i madh nė kėtė botė tė re tė teknologjisė sė informacionit (IT) ėshtė bėrė qė nga fundi i viteve 1980-tė e nė vijim. Ashtu siē i duhej njeriut, njė plug qė e tėrhiqte me qe, kuaj apo traktor, pėr tė lėruar tokėn, dhe mė pas njė laps e mjete tė sofistikuara pėr tė shkruar, ashtu edhe pėr internetin duhet tė kesh njė kompjuter dhe njė lidhje, qė tė hysh nė botėn e madhe tė cyberspace (kibernetikės). Nuk mund tė mendohet pėrparimi i sotėm nė botė, i palidhur me botėn e kompjuterit e tė IT-sė.

Interneti u fut pėr herė tė parė nė Shqipėri nė vitin 1991, nga Fondacioni Soros. Gjatė kėtyre 17 viteve, janė krijuar mjaft kompani, sidomos nė qytetet e mėdha tė vendit, tė cilat ofrojnė pėrdorimin e internetit. Tashmė ėshtė e qartė pėr tė gjithė, se pėrdorimi i internetit ėshtė njė nevojė e domosdoshme pėr Shqipėrinė nė pėrgjithėsi, e rininė shqiptare nė veēanti. I ndodhur nė njė pozitė tė lakmueshme gjeografike, pėr sa i pėrket trafikut tė cyberspace, me njė popullsi relativisht tė vogėl dhe me njė potencial tė fuqishėm rinor intelektual, Shqipėria i ka tė gjitha mundėsitė qė me vullnet e pėrpjekje tė vihet nė radhėt e vendeve tė pėrparuara nė atė drejtim ku lėviz e ardhmja.

Interneti dhe pėrhapja e informacioneve

Nė tė kaluarėn, vetėm njė elitė e vogėl mjetesh informimi, si gazetat, rrjetet televizive dhe koorporatat e mėdha, kontrollonin pjesėn mė tė madhe tė informacionit. Por me pėrhapjen e Internetit, gjithnjė e mė shumė njerėz po arrijnė tė marrin direkt informacione tė pafiltruara tė tė gjitha llojeve. Bizneset po e njohin kėtė prirje dhe po pėrpiqen tė pėrfitojnė prej saj. Miliona e miliona njerėz hyjnė nė faqet elektronike nė kohėt e sotme, pėr tė lexuar shtypin e ditės, parashikimin e motit, kėmbimin valutor, postėn elektronike e pėr tė kėrkuar ēdo gjė nė tė famshmin Google. I njohur si motori mė i madh pėr kėrkimet nė Internet, ka njė mesatare prej mbi 100 milionė kėrkimesh nė ditė. Njerėzit nga i gjithė globi bėjnė thuajse miliarda kėrkime ēdo muaj. Informacioni ka qenė gjithnjė njė produkt dhe pushtet nė botėn e biznesit. Tani atė e shfrytėzojnė mė shumė konsumatorė kur pėrdorin Internetin. Sot dihet se njė nga shėrbimet mė tė rėndėsishme tė teknologjisė bashkėkohore janė kompjuterat. Mundėsitė dhe pėrdorimet e tyre janė kaq tė shumta, sa ėshtė vėshtirė t'i numėrojmė, por e sigurt ėshtė se ata lehtėsojnė dhe shumfishojnė nė mėnyrė tė paimagjinueshme punėn nė shumė drejtime tė veprimtarisė njerėzore.

Interneti nuk i pėrket askujt. Ēdo kompjuter qė bashkohet me tė, ėshtė pėrgjegjės pėr strukturimin dhe pėr pėrdoruesit e tij. Nga "origjina", natyra e tij dhe mėnyra e materializimit, Interneti ka njė formė jo tė pėrqendruar "anarkike". Kjo karakteristikė pėrcakton edhe faktin qė nuk i pėrket askujt dhe nuk drejtohet nga askush. Megjithatė nuk pushon sė qėni njė i tėrė. Interneti nuk ka as kėshill drejtues, as drejtor tė pėrgjithshėm, por vetėm disa "trupa" qė luajnė njė rol kėshillues dhe regullues (jo fitimprurės) kryesisht nė temat teknikė. Pėrgjegjėsinė kryesore pėr zhvillimin teknik dhe drejtimin e rrjetit e ka sot Shoqėria e Internetit (ISOC), qė ėshtė njė organizatė vullnetare, nė tė cilėn mund tė marrin pjesė ligjėrisht dhe fizikisht persona qė kanė qoftė dhe njė lidhje tė thjeshtė me internetitn.

INTERNETI NĖ SHQIPĖRI

Pėr herė tė parė, internetin e futi nė Shqipėri, nė vitin 1991, Fondacioni “Soros” pėr nevojėn e tij tė komunikimit me qendrat e tjera nė Europėn Lindore si dhe me qendrėn nė Shtetet e Bashkuara. Pėr vite me radhė nuk kishte as ligj, as eksperiencė nė pėrdorimin e kėtij shėrbimi tė ri tek ne. Liberalizmi i ligjit tė mediave nė pėrgjithėsi pas 1997-ės, bėri tė mundur qė operatorė tė medias, por jo vetėm, tė zbulonin edhe botėn e internetit. Ky zhvillim i vrullshėm do tė vazhdonte dhe nė vitet, ku do tė vendosej edhe krijimi i infrastrukturės sė nevojshme nė lidhjen ndėrkombėtare.Dy janė linjat bazė nga ku Shqipėria furnizohet me internet nėpėrmjet fibrave optikė. Njėra ėshtė linja veri-jug, qė kalon nga Kroacia pėr nė Greqi nėpėrmjet Shqipėrisė. Tjetra ėshtė linja lindje-perėndim, qė vjen nė Shqipėri nga Italia, pėr tė vazhduar nė drejtim tė Turqisė nėpėrmjet Maqedonisė dhe Bullgarisė.

Sallat e internetit dhe internet-kafe U zhvilluan nė Shqipėri pėr tė tėrhequr sa mė shumė tė rinjtė, klientė privatė e sporadikė. Nė konceptin modern tė njė "kafeje", e bashkėngjitur tani me shėrbimin e kufizuar tė internetit me disa kompjutera. Por shtrirje mė tė gjerė morėn sallat ose qendrat e internetit me 5-20 kompjutera, tė cilat sjanė gjė tjetėr veēse adoptime nga dhoma apo apartamente banimi tė kateve pėrdhese nė "cyber-room". Njė biznes ky jo vetėm pėr amatorėt e kompjuterave apo studentė tė sapodiplomuar me intuitė tregu, por sot dhe i kujtdo qė merr pėrsipėr pėrballjen me riskun e tregut. Rreth 1000 tė tilla numėrohen tani nė Shqipėri, ku pjesa mė e madhe e tyre ndodhen nė Tiranė e Durrės.

Shiko profilin e anėtarit http://californiablogla.getgoo.us

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi